“Parlamenti Evropian i dha dritën jeshile Kosovës”
Lunacek ka njoftuar se PE i ka dhënë dritën jeshile Kosovës për pjesëmarrjen në programet e BE-së
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunacek, e cila njëherësh është nënkryetare e Parlamentit Evropian, ka njoftuar se ky organ i ka dhënë dritën jeshile Marrëveshjes kornizë në mes të Bashkimit Evropian dhe Kosovës për pjesëmarrjen në programet e BE-së.
“Komiteti për Punë të Jashtme i Parlamentit Evropian, i ka dhënë dritën jeshile Marrëveshjes kornizë për pjesëmarrjen në programet e BE-së- një hap i madh për qytetarët e Kosovës”, ka shkruar Lunacek në profilin e saj në Twitter. Lunacek ka thënë se ky vendim e sjell Kosovën më afër BE-së.
EP's @EP_ForeignAff gave green light for EU-#Kosovo framework agreement for participation in EU programs – a great step for K cititzens /HG pic.twitter.com/kqOWi4aMaL
— Ulrike Lunacek (@UlrikeLunacek) May 30, 2017