Fëmijët pjesë e fushatës

Në tubimin e koalicionit LDK-AKR-Alternativa  në Podujevë u panë edhe fëmijë

Në hapjen zyrtare të fushatës se koalicionit LDK-AKR-Alternativa, tubimi i cili u mbajt sot në Podujevë u panë një numër jo i vogël i fëmijëve te cilët mbanin në duar flamujt e partive politike.

Përfshirja e fëmijëve në fushatë parazgjedhore në kontinuitet kundërshtohet nga organizatat për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve.

Ndryshe dje edhe ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë Arsim Bajrami, u ka bërë thirrje të gjitha subjekteve politike që gjatë fushatës të mos përdoren adoleshentët dhe fëmijët nën moshën 18 vjeçare. Ai këtë apel e ka bërë pas nënshkrimit të memorandumit me kryetaren e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, (KQZ), Valdete Daka, për objektet shkollore që do të shfrytëzohen gjatë fushatës zgjedhore dhe në ditën e zgjedhjeve.

Kujtojmë se Podujeva njihet si bastion i LDK-së./21Media

 

Back to top button