“Peace Festival” për të festuar 21-vjetorin e MO-së/ Qytetarët me mendime të ndryshme për harxhimet në kohë krize

Kjo është skena ku sonte do të festohet për 21-vjeotrin e nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit.
Është titulluar “Peace Festival”, apo në shqip “Festivali i Paqes”, për të festuar mbylljen e një konflikti dhe nisjen e një kapitulli të ri për vendin.
Qytetarët me mendime të ndryshme për festën dhe paratë e harxhuara për të.
-Pse jo ka shumë arsyetime që duhet të festohet marrëveshja e Ohrit, shkaqet janë të dukshme, liria barazia, avancimi i shqiptarëve, shumëçka që duhet edhe të festohet.
-A do të merrni pjesë në koncert?
-Po, sigurisht.
-Për momentin nuk është që duhet të bëhet çfarëdo koncerti sepse është krizë globale. Njerëzit nuk kanë bukë të hanë e këto të bëjnë koncert, është gjë e çuditshme.
-Shteti nuk ka para për të varfër e për koncerte.
-A do të merrni pjesë në koncert?
-Jo.
-Jo nuk mendoj! Pse? Se ato para mund ti shpenzojnë edhe për ndonjë gjë tjetër, për shembull parkim makinash ose nuk e di…
-A do të jesh prezent në koncert?
-Po.
Në këtë skenë, duke nisur nga ora 21, do të këndojnë disa artistë shqiptarë: Ermal Fejzullahu, Nora Istrefi, Majk, Kida dhe Fifi. Ishte paraparë që këtu të këndonte edhe Antonia Gigovka, por e anuloi pjesëmarrjen. Si zëvendësim i saj u paralajmëruar Vllado Janevski, por edhe ky përmes një njoftimi njoftoi se nuk do të marrë pjesë.
Ky është viti i parë i “Peace festival”, ndërsa Ministria e Sistemit Politik ka paralajmëruar synimin për ta shndërruar në një festival të përvitshëm për ta festuar barazinë, paqen dhe integrimin.
“Peace Festival” për të festuar 21-vjetorin e MO-së/tv21.tv

 

Back to top button