Peach: Asociacioni nuk duhet të pengojë marrëveshjet tjera në dialog

Emisari britanik për Ballkanin Perëndimor, Sir Stuart Peach ka deklaruar se arritja e një marrëveshjeje marrëveshjeje të qëndrueshme që përmirëson jetën e qytetarëve të Kosovës dhe Serbisë do të kërkojë guxim dhe kompromis të liderëve politikë nga të dyja palët.
Këto deklarata Peach i ka bërë në një intervistë për mediumin kroat, Vecerni list.
“Edhe Kosova edhe Serbia duhet të zbatojnë zotimet e marra në dialog. Formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe është një nga elementët thelbësorë që duhet të adresohet, por kjo nuk duhet të pengojë zbatimin e marrëveshjeve të tjera në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja apo përparimin drejt normalizimit përfundimtar. I takon Kosovës dhe Serbisë të përcaktojnë se si do të duket komuniteti i komunave. Si Serbia ashtu edhe Kosova kanë përgjegjësi ndaj qytetarëve të tyre që të vazhdojnë të bisedojnë dhe të punojnë në hapa praktikë drejt normalizimit të marrëdhënieve. Kryeministri Kurti dhe qeveria e tij janë aktivisht të angazhuar në dialog dhe jam i sigurt se do të vazhdojnë ta bëjnë këtë.”, ka thënë Peach./21Media

Back to top button