Peach nuk i druhet ndonjë sulmi të mundshëm nga Serbia: Kosova është e mbrojtur nga forcat e NATO-s

(Lajm i përditësuar)
Peach nuk i druhet ndonjë sumi të mundshëm nga Serbia: Kosova është e mbrojtur nga forcat e NATO-s
Emisari i Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach, ka thënë se nuk ka frikë për përsëritjen e ndonjë sulmi nga Serbia, ngjashëm si me atë të Banjskës në shtator të vitit të kaluar.
“Jo nuk kam frikë”, është përgjigjur Peach në pyetjen e Atlantic Council për rrezikun që të ketë një “Banjska 2”,
“Dua të ia kujtoj secilit se sipas Rezolutës së Kombeve të Bashkuara, Kosova është e mbrojtur nga forcat e NATO-s, KFOR. Ne vazhdojmë ta mbështesim misionin e KFOR-it”, ka vazhduar Peach.
Peach: Kosova e Serbia të ecin përpara për një të ardhme më të mirë
Emisari britanik për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach, ka thënë se vendi i tij mbështet përpjekjet për pajtim dhe normalizim të raporteve midis Kosovës dhe Serbisë, pasi ky proces është shumë i rëndësishëm.
Ai në një intervistë për Atlanticouncil i ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë të punojnë së bashku për të ardhmen e tyre, duke thënë se është shumë me rëndësi që procesi i dialogut është duke vazhduar.
“I njoh mjaft mirë këta dy burra (Albin Kurti e Aleksandar Vuçiq). I inkurajoj të ulen së bashku që të ecet përpara për një të ardhme më të mirë të të dyja vendeve. Ne duhet ta inkurajojmë dhe të lejojmë që ky proces të vazhdojë”, tha Peach.
Duke folur për asociacionin, emisari Peach ka theksuar se të dyja palët duhet t’i respektojnë marrëveshjet e arritura dhe të ecet drejt normalizimit të raporteve, pasi është shumë e rëndësishme për të ardhmen e rajonit.