Peach: Pres nga Kosova dhe Serbia që të arrijnë një marrëveshje përfundimtare

Emisari i Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach deklaroi se pret një marrëveshje gjithëpërfshirëse, përfundimtare, ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, si dy vende fqinje,.
Ai ka shtuar se u takon liderëve të Serbisë dhe Kosovës që të bien dakord për formatin dhe përmbajtjen e saktë të asaj marrëveshjeje.
Peach gjatë vizitës së tij në Serbi theksoi se më e rëndësishmja është se kjo marrëveshje duhet të jetë e pranueshme për qytetarët e Serbisë dhe Kosovës dhe t’u sjellë përfitim afatgjatë atyre dhe rajonit.
“Negociatorët nga të dyja palët padyshim kanë nevojë për kohë dhe hapësirë për të kaluar nëpër të gjitha detajet, por procesi ka vazhduar për disa vite dhe askush nuk përfiton nga vonesat e panevojshme”, tha ai raportojnë mediat serbe.
Diplomati britanik po ashtu deklaroi se edhe Serbia edhe Kosova duhet t’i përmbushë të gjitha obligimet e marra gjatë dialogut dhe Asociacioni i Komunave Serbe është një nga ato elemente të paplotësuara./21Media

Back to top button