Peach viziton Kosovën, takohet me Osmanin

I dërguari special i Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Sir Stuart Peach po qëndron në Kosovë për vizitë zyrtare.

Në orën 14:00, Peach do takohet me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin.

Në njoftimin e Presidentes nuk është bërë e ditur nëse Peach dhe Osmani do të mbajnë konferencë për media.
Kosovën javën e ka kaluar e kanë vizituar emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Për vizitë zyrtare në Kosovë sot po qëndron edhe Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon./21Media 

Back to top button