Peci: Albin Kurti nuk merr përgjegjësi për asgjë

(Lajm i përditësuar)


Peci: Albin Kurti nuk merr përgjegjësi për asgjë

Analisti Lulzim Peci në emisionin “Click” në RTV21 tha se kryeministri në detyrë Albin Kurti nuk merr përgjegjësi për asgjë, ndonëse sipas tij është përgjegjës.

“Jo vetëm që nuk merr përgjegjësi, por as nuk është distancuar prej asaj se çfarë kanë thënë ata aty, duke përfshirë edhe sjelljet ndaj gazetarëve. Nuk mundet njeri të thotë që kjo punë është çështje e KQZ-së, sepse është mosmarrje e përgjegjësisë… është një intencë interesante e zotit

Kurti që të mos marrë përgjegjësi për kurgjo, për krejt senet që kanë ndodh… nuk mundesh të mos marrësh përgjegjësi, sepse përgjegjësia është e jotja”, tha Peci.


Peci: Me pas qenë na qysh etiketohemi, Kosova nuk ish çliruar prej Serbisë

Analisti Lulzim Peci në emisionin “Click” në RTV21 komentoi diskursin politik në Kosovë se kush është me Serbinë e kush është kundër saj.

Sipas Pecit, ky diskurs është nxitur nga partia në pushtet, Vetëvendosje.

“Me pas qenë na qeshtu me Serbinë, qysh etiketohemi, Kosova nuk ish çliruar prej Serbisë. Kjo e tregon krejt absurdin e këtij diskursi politik, i cili është nxitur nga partia në pushtet, jo vetëm ndaj partive politike, por edhe ndaj mediave e përfaqësuesve të shoqërisë civile”, u shpreh Peci./21Media

Back to top button