Kaloni te përmbajtja kryesore

Reagon Haradinaj: Ditët e mira do të agojnë, do të bëhemi krah njëri – tjetrit

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar pasi anëtari i LVV-së Alban Krasniqi, njëherësh bashkëshorti i Albulena Haxhiut, e akuzoi për keqpërdorimin e lotëve të nënës së tij në kohë fushate.

Haradinaj përmes një postimi në Facebook tha nuk e ka humbur besimin asnjëherë dhe se nuk është dorëzuar as në ditë më të rënda me bashkëluftëtarë.

“Ditët e mira do të agojnë. Kurrë se kam humbë besimin, e nuk jam dorëzu edhe në ditët më të rënda me bashkëluftëtarët. Na kanë dhënë zemër, forcë e besim, familjet e tyre, populli që ishte me ne, kudo në frontet e luftës dikur. Na inkurajonin miqtë ndërkombëtarë, edhe në temat më të vështira kur po i krijonim themelet e shtetit të Kosovës”, u shpreh ai.

“Nuk e humbim kurrë besimin, sepse të sinqertë e kemi angazhimin. Nuk zbrapsemi, anipse ofendojnë e shpikin propagandë me synim me shkatërru gjithçka në kujtesë. Ne luftuam për lirinë e fjalës, që operon në kritikë, këshillë e protestë. Mirëpo e keqperdorën deri në ekstrem rrugëtimin për një pushtet i cili po i dalldisë deri në çmenduri”.

Ai është zotuar se Kosovës do t’ia “kthejnë miqtë, e shpresën”.

“Por, ne do ta rrënojmë këtë shembull të keq. Me rrugën e demokracisë, me votën e popullit e cila e rikthen besimin tek zhvillimi. Do të bëhemi krah njëri tjetrit. Do t’ia kthejmë Kosovës miqtë. Do ta rikthejmë shpresën për zhvillim”, ka shkruar Haradinaj./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button