Peci dhe Rama nënshkruan momerandum bashkëpunimi për pyje
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci së bashku me kryetarin e Komunës së Prishtinës, Përparim Rama kanë nënshkruar memorandumin për mbrojtje të sektorit të pylltarisë në këtë komunë përmes bashkëpunimit të ndërsjelltë me Agjencinë e Pyjeve të Kosovës.
Përmes këtij takimi që u realizua në vazhdën e takimeve nëpër komuna të ministrit Peci, ky i fundit tha se e ka njoftuar Ramën për angazhimin e ndërmarrë që përmes hartimit të politikave të duhura zhvillimore, resurset pyjore të Kosovës t’i trajtojmë si një prioritet kombëtar, të cilat janë edhe një potencial i madh për zhvillimin ekonomik të vendit.
”U dakorduam që të shohim edhe mundësi të reja bashkëpunimi mes të dyja niveleve, me qëllim që të avancojnë dhe fuqizojnë sektorin e bujqësisë në këtë komunë përmes ndarjes së të dhënave, inspektimit gjatë implementimit të programeve tona mbështetëse, pasqyrimin e qartë të pronave dhe tokave bujqësore dhe forcimin e zinxhirit të bashkëpunimit mes nivelit lokal dhe qëndror”, ka shkruar Peci në ”Facebook”./21Media