Nuk ka kuorum për miratimin e Projektligjit për pagën minimale

Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur të miratojë projektligjin për pagën minimale, për arsye se nuk pati kuorum.
Në sallë ishin të pranishëm 73 deputetë, ku 56 prej tyre morën pjesë në votim, me 51 vota për dhe 5 kundër.
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca njoftoi se Kuvendi shkon në pauz deri në orën 15:30.
Ministri i Financave, Hekuran Murati e ka prezentuar projektligjin që i hap rrugë rritjes së pagës minimale. 
Në lidhje me këtë pati shumë debate të nxehta në mes deputetëve, ku partitë opozitare PDK, LDK dhe AAK theksuan se nuk do të votojnë për këtë projektligj.
Ndërkaq, pasi përfunduan diskutimet për këtë temë, ministri Murati tha se ata kanë shpresuar që ky projektligj të kalonte në procedura të shpejtuara, në mënyrë që ai të hynte në fuqi më 1 maj, me rastin e Ditës së Punëtorëve.
”Kemi një pagë minimale që është 170 euro dhe qështja që po shtrohet këtu është se a majfton dhe a duhet të rritet”, tha Murati në fund të diskutimeve./21Media

Back to top button