Peci i shkon në zyrë kryetarit të Leposaviqit

“There’s is a new sherif in town!” apo në shqip “Është një sherif i ri në qytet”, kështu ka shkruar në një postim Ministri i Bujqësisë, Faton Peci të cilit i ka bashkangjitur edhe disa fotografi nga takimi me kryetarin e Leposaviqit, Lulzim Hetemin.

Peci së bashku me zëvendësministrin e brendshëm Blerim Gashanin kanë vizituar Hetemin në zyrën e tij në Komunën e Leposaviqit.

“Ia uruam detyrën e re dhe i ofruam tërë mbështetjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. Si Ministër i Bujqësisë, i tregova kryetarit Hetemi për planet e projektet shumëmilionshe për bujqësinë të Ministrisë që unë udhëheq për qytetarët e komunës që ai udhëheq, pa asnjë dallim përkatësie etnike e tjetërfare”, ka shkruar Peci.

Vizita e Pecit nuk është e vetmja gjatë këtyre dy ditëve të fundit. Gjatë ditës së djeshme në zyret e kryetarit të Leposaviqit ishte edhe Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla.

Këtë të diel në komunat në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe, situata është e qetë.

Këtë e ka konfirmuar për portalin rtv21.tv Veton Elshani nga Policia e Kosovës.

Më 26 maj, në komuinën e Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut grupe të serbëve lokalë u përleshën me Policinë e Kosovës, e cila asistoi kryetarët e rinj shqiptarë që të hynin në zyrat e tyre. Ndërtesat e këtyre komunave paraprakisht janë përdorur nga strukturat paralele serbe.

Në katër komunat në veri të Kosovës, në zgjedhjet lokale të 23 prillit u zgjodhën katër kryetarë të rinj shqiptarë, pasi në këto zgjedhje të jashtëzakonshme nuk morën pjesë partitë serbe./21Media

Back to top button