Peci: Kushdo që shkakton zjarrëvënie të qëllimshme do të përjashtohet nga përfitimi i granteve

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci paralajmëroi fermerët se kushdo që shkakton zjarrvënie të qëllimshme do të përjashtohet nga përfitimi i skemës së granteve dhe subvencioneve.
Pas mbledhjes së Qeverisë, ministri Peci theksoi se janë në koordinim me ministritë përkatëse në aspektin e monitorimit dhe identifikimit të këtyre parcelave dhe zjarrvënieve të qëllimshme.
“Kushdo që shkakton zjarrëvënie të qëllimshme në parcelat e punueshme do të përjashtohet në programet e ardhshme të fillim vitit për tri vitet e ardhme në aspektin e subvencionimit dhe përfitimit të granteve…”, deklaroi ai.
Ai shtoi se helikopterët e KFOR-it kanë filluar aktivitetin për të ndihmuar shuarjen e zjarrit në Prevallë.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?