Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

(Lajm i përditësuar)

Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Gjykatën Kushtetuese Serbia kalon në avantazh

Drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Peci, në emisionin “Click” të RTV21 ka thënë nëse draft statuti i Asociacionit nuk dërgohet në Gjykatën Kushtetuese para 16 majit, Kosova pëson në të gjitha anët.

”E humbim shansin që të hyjmë në Këshill të Evropës, do ketë pasoja të shumta për Kosovën. Serbia përsëri do kalojë në avantazh”, tha ndër tjera Peci.


Fetoshi: S’ka sinjal që drafti do dërgohet në Kushtetuese, 

Analisti politik, Arben Fetoshi në ”Click” të RTV21 ka thënë se tema për kodin civil doli befasisht në mënyrë taktike nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti për t’i ikur dërgimit të draftit të Asociacionit në Gjykatën Kushtetuese.

”Nuk kam vërjetur në deklaratat e eksponentëve të pushtetit që sinjalizohet dërgimi i draftit në Gjykatën Kushtetuese”, tha Fetoshi.


Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Peci, në emisionin “Click” të RTV21 ka thënë se është e qartë që Asociacioni është kuzhtëzim për anëtarësimin e Kosovës më 16 maj.

”Kushtëzim i qartë se Asociacioni do dërgohet në Kushtetuese para 16 majit”, tha Peci.

Ai tutje ka shtuar se nëse nuk dërgohet ”drafti i Asociacionit në Gjykatën Kushtetuse para 16 majit, jo që do votohet kundër anëtarësimit në KiE, por nuk do të hyjë anëtarësimi as në rend të ditës”./21Media

Back to top button