Peci nga Berlini: Shpreh keqardhje që s’jam afër qytetarëve të prekur nga vërshimet

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, sot ka shprehur keqardhje që për shkak të vizitës zyrtare në Berlin, nuk është afër qytetarëve në komunën e Mitrovicës, Skënderajt, Klinës, Istogut e çdo zone të prekur nga vërshimet.
Ai ka potencuar se bashkëndjen me qytetarët e prekur nga vërshimet.
“Pavarësisht kësaj, Kryeministri dhe kolegët e mi Ministra, bënë dhe po vazhdojnë të bëjnë një punë të palodhshme në teren, duke qëndruar pranë qytetarëve të Republikës së Kosovës si dhe duke aktivizuar të gjithë mekanizmat qeveritar dhe të institucioneve vartëse, me qëllim të menaxhimit sa më të mirë të situatës. Ndihem i lehtësuar me gjendjen momentale pasi po shkojmë drejt normalizimit të situatës dhe bashkëndjej me qytetarët e prekur të Republikës së Kosovës”, ka shkruar ai në Facebook.
Qeveria e Republikës së Kosovës, siç ka shtuar Peci, që nga shtatori i kaluar ka themeluar mekanizmin koordinues ndër-institucional për reagim të shpejtë e menaxhim të situatave dhe rasteve të tilla.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, sot ka informuar se situata e përgjithshme hidrometeorologjike në pjesën më të madhe të vendit ditëve të fundit është përkeqësuar si pasojë e reshjeve intensive të shiut, sidomos në disa pjesë të vendit.
Sipas IHMK-së, situata më e rënduar është në pjesën perëndimore, veriperëndimore dhe veriore të vendit.
Instituti ka bërë të ditur se reshjet e shiut me intensitet të ndryshur, pritet të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vazhdim, deri më 25 janar, duke u bazar në situatën e vështirërsuar hidrologjike, ku lumenjtë kanë dalur prej shtetërve të tyre, duke shkaktuar përmbytje.
Ndryshe, si pasojë e reshjeve të dendura të shiut, dje janë shkaktuar vërshime në disa komuna të Kosovës, si Pejë, Mitrovicë, Istog, Podujevë, Skenderaj.

Back to top button