Lama: Kosova gjithnjë e më shumë do të izolohet

(Lajm i përditësuar)
Lama: Kosova gjithnjë e më shumë do të izolohet
Analistja politike, Alma Lama në ”Click” të RTV21 tha se procesi i dialogut ka hyrë në një rrugë pa kthim.
Sipas saj, Kosova do izolohet më shumë, kurse Serbia do të vazhdojë lojën e saj.
”Procesi i dialogut ka hyrë në një rrugë pa kthim dhe do të priten zgjedhjet në Kosovë, Serbia do të vazhdojë të bëjë lojën e saj do bëjë politikën e vetë. Kosova gjithnjë e më shumë do të izolohet për mendimin tim Kosova është tash e izoluar dhe do izolohet më shumë”, tha Lama.
Takimi në Bruksel, Lama: Skandaloze, Kurti sot doli mashtrues
Analistja politike, Alma Lama në ”Click” të RTV21 tha se ajo çfarë ndodhi sot në Bruksel është ”sjellje super skandaloze”.
Tutje Lama shtoi se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot doli mashtrues.
”Sjellje joserioze e përfaqësuesve të Kosovës, nuk ka ndodhur kurrë një gjë e tillë, kushtet vendosin paraprakisht e jo pasi ta konfirmosh takimi. Kjo çfarë ka bërë kryeministri sot është një mashtrim ai ka dal mashtures”, tha Lama.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?