Peci: Presidentja nuk ka vendosur t’i shtyjë zgjedhjet
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka deklaruar që presidentja Vjosa Osmani nuk ka marrë vendim t’i shtyjë zgjedhjet.
Peci ka thënë se Osmani e luan rolin e saj kushtetues kur i fton liderët politik për të diskutuar për gjendjen me pandeminë dhe ndikimin e saj në procesin zgjedhor.
Ai tutje ka thënë se eksponentë të politikës po shpërndajnë propagandë online, “për të dëshmuar besnikërinë ndaj politikës IsaMustafiane”.
“Presidentja juaj NUK ka vendosur t’i shtyjë zgjedhjet dhe asnjëherë s’e ka thënë këtë. Presidentja juaj po e luan rolin e saj kushtetues duke i ftuar liderët politik për të diskutuar për gjendjen me pandeminë dhe ndikimin e saj në procesin zgjedhor (për dallim nga ai parapraku që s’e konsultonte askënd). Presidentja juaj, si gjithnjë, në çdo vendim të saj do te ketë parasysh vetëm e vetëm interesin tuaj. Në vend të histerive abnormale që shpërndajnë propagandë online për të dëshmuar besnikërinë ndaj politikës IsaMustafiane, ju e dini kujt në të vërtetë t’i besoni. Gjithnjë e keni ditur, e dini edhe tash!”, ka shkruar ndër të tjera Ministri Faton Peci në Facebook./21Media