Peci: Teza më e rrezikshme e Kosovës, procesi i integrimit të Kosovës në BE mos të lidhet me dialog

(Lajm i përditësuar)


Peci: Teza më e rrezikshme e Kosovës, procesi i integrimit të Kosovës në BE mos të lidhet me dialog

Drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Peci në emisionin “Click” të RTV21 tha se teza më e rrezikshme e Kosovës është ajo që ”procesi i integrimit të Kosovës në BE mos të lidhet me dialog”.

”Kjo është teza më e rrezikshme e politikës kosovare deri në ditën e sotme, dhe është dhurata më e madhe për Serbinë, Serbia do e pranojë me dy duartë”, tha Peci.


Peci: Jemi duke hyrë në izolim ndërkombëtarë

Drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Peci, në emisionin “Click” të RTV21 tha se Kosova nuk mund ta bëjë asnjë hap drejtë integrimit drejt BE-së pa normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Peci tha se Serbia ka ecur përpara në procesin e integrimit.

”Ne jemi nën sanksionet, jemi duke hyrë në izolim ndërkombëtarë kur në ven se që të luajm politikisht mençur ta fusim Serbinë në izolim, ku për shkak të gabimeve tona po ia mbajmë derën hapur drejt perendimit”, tha Peci.


Muhaxhiri: Takimi ishte një formalitet pa asnjë efekt në asnjë nivel

Analisti Artan Muhaxhiri në emisionin “Click” në RTV21 tha takimi i sotëm në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë për dinarin ishte një formalitet pa asnjë efekt.

”Takimi ishte një formalitet i kot pa asnjë efekt në asnjë nivel, as në nivelin të BQK-së të vendimit zyrtar as në nivelin politik”, tha ndër tjera Muhaxhiri.


Lama: Qeveria ka përdorur BQK-në

Analsitja Alma Lama në ”Click” të RTV21 tha se vendimi për  ndalimin e dinarit në Kosovë është politik dhe se Qeveria e Kosovës ka shfrytëzuar Bankën Qëndrore.

Lama ndër tjera ka shtuar se ky proces ka filluar mbrapsht dhe se BQK-ja me rregulloren e re për dinarin,  nuk është bazuar në ligj.

”Qeveria ka përdorur Bankën Qëndrore për ta hapur një problem politik në raport me serbët për të mos implementuar Asociacionin”, tha Lama.


Çështja e dinarit, Peci: Së shpejti do bëhet presion që kjo të zgjidhet në pako me Asociacionin

Drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Peci, në emisionin “Click” të RTV21 folur për takimin e sotëm në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë lidhur me çështjen e dinarit.

Peci tha se së shpejti do bëhet presion që kjo të zgjidhet në pako me Asociacionin.

”Duhet ta kemi parasysh që edhe marrëveshja për Asociacionin e parashehë që krejt mjetet financiare të Serbisë që i dedikohen popullates serbe në Kosovë duhet të shkojnë përmes BQK-së. Së shpejti do bëhet presion që kjo çështje të zgjidhet në pako me Asociacionin ashtu edhe si është e paraparë te ky moment do vimë herët ose vonë”, tha Peci.

Sot në Bruksel është mbajtur një takim midis Kosovës dhe Serbisë lidhur me  çështjen e dinarit.

Qeveria e Kosovës refuzoi të dërgojë përfaqësuesin e saj politik, ndërkaq në këtë takim përballë kryenegociatorit të Serbisë do të jetë përfaqësuesi i Bankës Qendrore të Kosovës./21Media

Back to top button