Pedagogët e UT i drejtohen Ramës: 1 javë kohë për plotësimin e kërkesave

Me këto kërkesa i janë drejtuar kryeministrit

Asambletë e Fakulteteve të Universitetit të Tiranës i japin qeverisë afat 1 javor për t’iu përgjigjur kërkesave të tyre në të kundërt paralajmërojnë bojkot pa afat të mësimit.

Të mbledhur paraditen e sotme Asambletë vendosën t’i drejtohen kryeministrit me këto kërkesa:

1- Mbështetje për kërkesat e studentëve

2- Kundërshtim për ligjin e arsimit të lartë dhe fillimin e procesit legjislativ për hartimin e ligjit të ri

3- Rritjen e buxhetit për arsimin e lartë publik dhe garantimin real të autonomisë financere

4-Ndalimin e menjëhershëm të fushatës denigruese dhe miratimin e statusit te pedagogeve./Oranews

 

Back to top button