Peja fiton derbin ndaj Bashkimit

Ndeshja ishte e vlefshme në kuadër të javës së 14-të të Prince Caffe Superligës.
Çereku i parë ishte kryesisht i barabartë, ku asnjëra skuadër nuk arriti shkëputjen, duke përfunduar 23:23. Edhe periudha e dytë ishte e barabartë, me verdh-e-zinjtë që në këtë pjesë ishin më të mirë, për të shkuar në pushim me shifrat 43:49.
Kampionët e Kosovës vazhduan me lojë të mirë dhe në periudhën e tretë ngritën epërsinë, ndërsa rezultati pas 30 minutash ishte 66:73. Por, prizrenasit nuk u dorëzuan dhe afruan rezultatin në 82:83, por nuk arritën të bëjnë më shumë.
Te vendësit u dalluan Erik Copes me 29 pikë e pesë kërcime dhe Altin Morina me 12 pikë, tetë kërcime e shtatë asistime, ndërsa te Peja Jay Jay Chandler me 25 pikë, 11 kërcime e nëntë asistime, Ural King me 20 pikë e nëntë kërcime dhe Larry Thomas me 17 pikë e nëntë asistime.
Prizrenasit kanë katër fitore e dhjetë humbje, ndërsa pejanët dhjetë fitore e katër humbje.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?