​Peja formon shtab emergjent

Komuna e Pejës ka krijuar një shtab emergjent i cili është i përkushtuar për të mbrojtur qytetarët dhe për t’iu përgjigjur nevojave të tyre.

Përmes një njoftimit për media, komuna e Pejës ka thënë se së bashku, do ta tejkalojnë këtë sfidë.

“Në ditët e fundit, komuna jonë është përballur me intensifikimin e reshjeve të shiut dhe shfaqjen e vërshimeve në disa zona të rëndësishme të qytetit. Shtabi Emergjent është mobilizuar menjëherë pas vërejtjes së situatës, dhe ekipet tona punojnë pa pushim për të adresuar nevojat dhe sfidat që dalin nga ky fenomen natyror. Shtabi Emergjente është formuar në këtë përbërje: Gazmend Muhaxheri – Kryetar i Komunës së Pejës; Nue Nikolla – Komandant i Stacionit Policor në Pejë;Fatmir Asllani – Nënkryetar i Komunës së Pejës; Mirzet Džogović – Nënkryetar për Komunitete të Komunës së Pejës; Gezim Gashi – Drejtor për Mbrojtje dhe Shpëtim; Butrint Lajqi – Komandant i Njësisë Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit;Agron Nikçi – Drejtor për Punë Komunale dhe Shërbime Publike; Tahir Shala – Drejtor për Bujqësi, Pylltari dhe Hidroekonomi;Jeton Abazaj – Drejtor për Buxhet dhe Financa;Edonjeta Berisha – Drejtoreshë për Punë Inspektuese; Diellëza Berisha – Shefja e Kabinetit dhe Faik Zekaj – Zëdhënës i Komunës së Pejës”, thuhet në njoftim.

Sipas komunës, Shtabi Emergjent ka organizuar një ekip koordinues që do të minitorojë situatën dhe do të koordinojë përgjigjen e nevojshme në ndihmë të qytetarëve./21Media

Back to top button