Peja me grup punues për pastrimin e pronave publike pas erërave të forta

Kërkohet që brenda 72 orëve të bëhet vlerësimi i dëmve

Qyteti i Pejës ka pësuar dëme të mëdha nga erërat e forta gjatë ditëve të fundit.

Engelbert Zefaj nga këshilli emergjent në Komunën e Pejës, për 21Media ka treguar se në këtë komunë tashmë është krijuar një grup punues për pastrimin e pronave publike nga materialet qe i ka shpërndarë era dhe për largimin e drunjeve që janë rrëzur nga era.

“Sot është kërkuar nga secili drejtor që brenda 72 orëve të bëjnë vlerësimin e dëmeve në objekte publike! Poashtu është krijuar një komision për vlerësimin e dëmeve në pronat private“, ka thënë Zefaj. /21Media 

Back to top button