Rama: Minishengeni na përgatitë për në BE, nuk minon dialogun Kosovë-Serbi

Sipas Ramës, Serbia duhet ta njohë Kosovën

Në Këshillin e Atlantikut, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama foli edhe për minishengenin Ballkanik. Sipas tij, ky proces i përgatit vendet e Ballkanit Perëndimor për në Bashkimin Evropian.

Sipas Kryeministrit, minishengeni Ballkanik minon procesin e dialogut Kosovë-Serbi, sipas tij ky proces duhet të vazhdojë, madje tha se vazhdimisht kërkon nga Serbia që të njohë Kosovën e pavarur.

“Nuk mund të shkojmë kurrkund nëse mbetemi në tregje të vogla dhe ta shohim njeri tjetrin me syrin se çfarë ka ndodhur në të kaluarën. Nuk minon procesin e dialogut Kosovë-Serbi që duhet të vazhdojë. Qysh prej ditës së parë kam thënë që Serbia duhet ta njohë Kosovën. Për Serbinë është një makth që duhet të çlirohet. Na duhet të gjejmë se çfarë dhe ku mund të punojnë së bashku.”, tha Rama./oranews

Back to top button