Pejë, 17 pacientë me Covid-19 në gjendje të rëndë shëndetësore

 

 

Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës janë duke u trajtuar 59 pacientë me Covid-19. 17 pacientë janë në gjendje më të rëndë shëndetësore, ndërsa 42 janë në oksigjenoterapi dhe një është në respirator.

Pesë persona të tjerë kanë arritur që të shërohen nga virusi.

Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 165 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë.

18 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm./21Media

Back to top button