Zemaj: IKSHPK do të rrisë kapacitetet për testime

 

 

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë se Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës do të rrisë kapacitetet për testime dhe do të decentralizohet procesi i testimeve edhe ne QRSHPK në qytetet e mëdha.

Këto deklarime Zemaj i ka bërë në takimin e sotëm me drejtuesit e agjensioneve që veprojnë në kuadër të MSH-së, që janë: Agjencia për Produkte dhe Pajisje Medicinale, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike/IKSHPK, Inspektorati Shëndetësisë, Inspektorati Farmaceutik, Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, Departamenti Shëndetësor i Burgjeve, Sistemi Informativ Shëndetësor/SISH, SHSKUK-ja.

Zemaj ka kërkuar nga drejtuesit e agjensioneve që palët e përfshira në sektorin shëndetësor të punojnë me përgjegjësi, llogaridhënie, profesionalizëm.

Ndërsa nga inspektoratet përkatëse është kërkuar që të vazhdohet me monitorimin, inspektimin, këshillimin, rekomandimin dhe marrjen e masave ligjore ndaj institucioneve shëndetësore, ashtu siç e parasheh ligji.

Inspektoratet përkatëse të vazhdojnë monitorimin, inspektimin, këshillimin, rekomandimin dhe marrjen e masave ligjore ndaj të gjitha institucioneve shëndetësore, sipas ligjit. Biseduam edhe për funksionimin e IKSHPK, ku po bëhet një punë mbinjerëzore. IKSHPK do të rris kapacitetet për testime dhe do të decentralizohet procesi i testimeve edhe në QRSHP në qytetet e mëdha”, ka theksuar Zemaj.

 

Back to top button