Pejë, 8 pacient me COVID-19 në gjendje të rëndë shëndetësore
Në Spitalin e Pejës janë duke u trajtuar 43 pacientë me COVID-19, 8 prej të cilëve janë në gjendje më të rëndë shëndetësore, ndërsa 34 të tjerë po trajtohen me oksigjenoterapi dhe 2 të tjerë janë në respirator.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar dy pacientë të cilët ishin të infektuar me COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 236 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë./21Media