Gastronomët kërkojnë zgjatjen e orarit të punës deri në orën 00:00

 

 

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës, edhe njëherë i ka kërkuar kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hotit dhe ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj që të shfuqizoj vendimin për kufizimin e lëvizjes.

Shoqata bën thirrje që të zgjatet orari i punës për sektorin e gastronomisë deri në ora 00:00.

Gjendja aktuale në vendin tonë sa i përket sektorit që mbulojmë dhe për të cilin avokojmë është tepër shqetësuese. Si rrjedhojë e masave të ushtruara nga ana e institucioneve të Kosovës, shumë biznese rrezikojnë të mbyllen nga pengesat që janë shkaktuar në afarizmin e tyre. Deri më tani nuk kemi pasur asnjë mbështetje të drejtëpërdrejtë ndaj bizneseve nga institucionet tona, por vetëm ndaj punëtorëve me anë të Pakos Emergjente, dhe kjo me shumë lëshime në zbatimin e saj. Andaj, në mirëkuptim dhe konsideratë ndaj situatës së krijuar, kërkojmë nga ana juaj që të trajtoni me prioritet të lartë kërkesat tona dhe të ofroni ndihmë ndaj bizneseve që fatkeqësisht renditen si një prej më të goditurave në vend. Hapat e ardhshëm dhe aktivitetet që do të ushtrohen nga ana e shoqatës do të jenë gjithnjë demokratike dhe në përputhje me qëndrimet dhe vendimet e institucioneve të Kosovës“, thuhet në letrën e gastronomëve drejtuar Hotit e Zemajt./21Media

 

Back to top button