Pejë, djali e sulmon babanë e tij me shishe të birrës

Një person në Pejë është arrestuar, pasi që i njëjti dyshohet se e ka sulmuar babanë e tij, duke e gjuajtur me shishe birre. Ai po ashtu e ka ofenduar babanë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Sulmi kishte ndodhur pasditen e së shtunës, sipas raportit 24-orësh të policisë. /21Media

Back to top button