Kaloni te përmbajtja kryesore

Një grua vdiq në Pejë pasi u vetaksidentua me traktor

Një grua ka vdekur si pasojë e një aksidenti me traktor i cili ka ndodhur më 11 korrik rreth orës 09:30 në fshatin Turjak- Pejë.

Policia njofton se viktima ka vdekur të hënën (17 korrik) rreth orës 20:00, në QKUK-Prishtinё, pasi që nuk ka mundur t’i përballoj plagët. Sipas njoftimit vdekja është konstatuar nga mjeku kujdestar.

Policia po ashtu ka njoftuar edhe për rrethanat e aksidentit.

“Nё kёtё aksident ishin tё involvuar njё makinё punuese (traktor), dhe vozitёsja e traktorit, e cila si pasojё e aksidentit kishtё pёsuar lëndime tё rёnda trupore, e njëjta ёshtё dёrguar nё spitalin rajonal nё Pejё, e mё pas pёr shkak tё natyrёs sё lëndimeve ёshtё dёrguar nё QKUK-Prishtinё.”

Bëhet e ditur se ështё njoftuar Prokurori i shtetit i cili ka urdhёruar qё trupi i pa jetë i viktimës tё dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për Obduksion./21Media

NDIQNI PJESËT MË INTERESANTE TË PROGRAMIT TË RTV21, DUKE BËRË LIKE KËTË FAQE – 21 MEDIA

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button