Pejë, një burrë arrestohet për bashkëjetesë me një të mitur

Një burrë është arrestuar dje në Pejë për veprën penale “Bashkëjetesë jashtëmartesore nën moshën 16-vjeçare”.
“Ankuesi mashkull ka raportuar se vajza e tij e mitur ndodhet në shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar me qëllim për të bashkëjetuar me të”, ka informuar sot Policia e Kosovës.
I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje./21Media

Back to top button