Kryeziu: Ligji i pagave ka koston e 745 milionë eurove

Totali i përgjithshëm i buxhetit për paga në sektorin publik do të jetë 745 milionë euro, kështu tha për RTV21 Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.
Kryeziu shtoi se vlera e koeficientit do të caktohet gjatë këtij muaji, pra gjatë muajit janar.
“Me ligjin për Buxhetin e vitit 2023, që u miratua në dhjetor të vitit që lamë pas, kemi caktuar se totali i përgjithshëm i buxhetit për paga në sektorin publik do të jetë 745 milionë euro. Ndërkaq, vlera e koeficientit do të caktohet gjatë këtij muaji, pra gjatë muajit janar, bazuar në tëresinë e koeficienteve të shpërndarë me Ligjin e Pagave”, tha Kryeziu.
Dje presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka dekretuar shpalljen e Ligjit për Pagat në Sektorin Publik./21Media 

Back to top button