Pelegrinët tregojnë se u vodhën nga sulmuesit e armatosur në Manastirin e Banjskës

Pelegrinët që ishin brenda Manastirit të Banjskës kur kishte shkëmbime zjarri mes policisë së Kosovës dhe grupit terrorist kanë rrëfyer se sulmuesit e armatosur grabitën gjësende të ndryshme nga pelegrinët.

Në një intervistë për Danasin, një nga pelegrinët ka thënë se të gjithë ishin të shqetësuar kur filloi konflikti.

Ai ka treguar se kulmi i tensionit ishte kur sulmuesit e armatosur hynë dhe u vendosën për qëndrim në ambientet e Manastirit.

“Njerëzit tanë u trembën. Ata ishin duke ngrënë pas lutjes, kur KFOR-i dhe forcat policore shqiptare rrethuan manastirin. Kishin frikë se mos përfundonin peng ose vdisnin në shkëmbim zjarri”, ka thënë pelegrini nga Novi Sadi.

Ai tregon se si iu vodhën gjërat e ndryshme nga sulmuesit e armatosur./21Media

 

Back to top button