Ministrja e Jashtme gjermane: Serbia të bëjë thirrje për heqje dorë nga dhuna

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock teksa është deklaruar rreth sulmit të së dielës ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë ku u vra një zyrtar policor ka thënë se në situatën e tensionuar në Ballkanin Perëndimor, përgjegjësia matet me atë se çfarë palët bëjnë për depërshkallëzim.

“Pas sulmit ndaj policisë në Kosovë, të gjithë duhet të jenë të vetëdijshëm për rolin e tyre për paqe. Në situatën e tensionuar në Ballkanin Perëndimor, përgjegjësia matet me atë që bëni për të de-përshkallëzuar. Serbia në veçanti duhet të bëjë thirrje pa mëdyshje për heqjen dorë nga dhuna”, ka shkruar ajo në platformën X, të njohur më parë si Twitter.

Të dielën, si pasojë e një sulmi të armatosur në Banjskë të Zveçanit u vra polici Afrim Bunjaku./21Media

Back to top button