Pelosi po mbyll karrierën në Kongres, demokratët janë gati të zgjedhin Hakeem Jeffries
Jeffries duket se gëzon mbështetje të gjerë

Demokratët e Dhomës së Përfaqësuesve duket se do të zgjedhin përfaqësuesin e New Yorkut, Hakeem Jeffries për të pasuar kryetaren Nancy Pelosi, një veprim potencialisht historik për të zgjedhur personin e parë me ngjyrë për të udhëhequr një parti në Kongres.
Pasi Pelosi njoftoi të enjten se do të hiqte dorë nga roli drejtues që mbajti për 20 vjet.
Nancy Pelosi u bë gruaja e vetme që shërbeu në postin e fuqishëm të kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara, shfaqi aftësi të veçanta për siguruar miratimin e ligjeve të rëndësishme, solli unitet mes kolegëve të saj demokratë dhe sfidoi disa njerëzit më të fuqishëm në botë.
Në moshën 52-vjeçare, Jeffries do të përfaqësonte një ndryshim brezash nga triumvirati aktual i udhëheqësve demokratë të Dhomës së Përfaqësuesve, të cilët janë tre dekada më të vjetër se ai. Ai u bë kryetar i grupit demokratik në vitin 2019, duke e bërë atë anëtarin më të ri që shërben në udhëheqje.
Jeffries duket se gëzon mbështetje të gjerë në mesin e grupit demokratik të Dhomës së Përfaqësuesve./21Media