Pendarovski e nënshkroi ligjin për regjistrimin e popullsisë

 

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski sapo ka nënshkruar ligjin për regjistrimin e popullsisë.

Vonesa e nënshkrimit të tij vjen pasi presidenti së pari deshti të konsultohet me ekspertë juridikë. Ai sot e nënshkroi dekretin për shpalljen e ligjit për regjistrim të popullsisë dhe patundshmërive në Maqedoninë e Veriut, në vitin 2021.

Presidenti Pendaorvski pret që zbatimi i regjistrimit të mos politizohet, ndërsa të dhënat e fituara të jenë në interes të zhvillimit të përgjithshëm, me çka do të mundësohet formulim i strategjive afatgjata në fusha vitale në shtet./21Media

Back to top button