Kaloni te përmbajtja kryesore

Pendarovski: Japim kontribut aktiv në mbështetjen e paqes në Kosovë

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, pas takimit me Kryeministrin, Albin Kurti, i cili u mbajt gjatë ditës së sotme në Prishtinë, ka thënë se të dyja vendet ruajnë marrëdhënie dhe bashkëpunim dypalësh pozitiv dhe konstruktiv, me dialog të hapur në të gjitha nivelet dhe se të dyja palët kanë shprehur interesim për avancim në të gjitha sferat me interes të përbashkët.

Këtë ai e ka thënë në një postim në platformën X

“Ne mbështesim aspiratat euroatlantike të Kosovës. Si anëtare e NATO-s, ne japim një kontribut aktiv në mbështetjen e paqes në Kosovë përmes pjesëmarrjes në misionin e KFOR-it”, ka shkruar Pendarovski./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button