Abbot e mbështet Kosovën për dinarin, kërkon zbatimin e vendimit për Manastirin e Deçanit

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott është shprehur i lumtur për thirrjen që po bëhet për zbatimin e Kushtetutës për tokat e Manastirit të Deçanit.

Përmes një postimi në Facebook, Abbot tha se pavarësisht nenit të 11-të që lejon vetëm një valutë në vend, duhet të ketë komunikim edhe me komunitetet e prekura, për t’i lejuar atyre që të përshtaten, përcjellë rtv21.tv.

“Jam shumë i lumtur që shoh thirrjet për zbatimin e Kushtetutës së Kosovës, qoftë vendimi i Gjykatës Kushtetuese për tokat e Manastirit të Deçanit, apo neni 11. Ajo që nevojitet është komunikim më i mirë me komunitetet e prekura dhe zbatimi i masave për t’i lejuar njerëzit të përshtaten”, ka shkruar Abbot./21Media

Back to top button