Pendarovski: Siguria në vend është stabile, Maqedonia do të vendos 5G, por sipas protokolleve të Aleancës

 

Po ndiqen të gjithë situatat të cilat mund të shkaktojnë probleme serioze, posaçërisht vala e re e emigrantëve, është konkluzioni i Këshillit për siguri kombëtare në seancën e tetë që u mbajt sot.

“Këshilli solli përfundim se gjendja në vend dhe rajon është stabile dhe se nuk ka indikacione se mund të cenohet sovraniteti dhe integriteti ynë territorial”, tha Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.

Si krizë më e madhe që për momentin po përballemi u theksua pandemia e virusit korona. Pendarovski theksoi se ajo po prek të gjithë sektorët, shkakton dëme në shëndetësi e ekonomi, por tani për tani nuk ka kërcënime për sigurinë e vendit.

Pika e dytë në rend të ditës për të cilën është diskutuar është në lidhje me vendosjen e teknologjisë 5G në Maqedoni. Presidenti theksoi se tani, si anëtare e NATO, jemi të obliguar që të ndjekim protokollet e Aleancës.

Si vend anëtare e NATO-s, tha Pendarovski, jemi të obliguar që të ndjekim rreptësishtë të gjitha protokollet e sigurisë së Aleancës.

 “Në atë pjesë shkojmë menjëherë me memorandum për mirëkuptim i cili do të nënshkruhet, pas çka do të caktohet magjistralja kryesore në të cilën do të lëvizim, në të cilën do të themi parimisht se kush mundet e kush jo të hyjë në garë për të siguruar atë teknologji në territorin e vendit tonë”, deklaroi Stevo Pendarovski – President i Maqedonisë së Veriut.

Pas kësaj duhet të ndryshohen disa ligje, për shkak se deri më tani në Maqedoni nuk nevojitej një gjë e tillë. Do të ndryshohet ligji për komunikime elektronike, ligji për furnizime publike në pjesën e mbrojtjes.

Dje, pas bisedës së zv/kryeministrit të parë me ambasadoren e Kinës, reaguan nga Ambasada e SHBA-ve prej ku thanë se nuk mund t’i besohet teknologjisë kineze.

Në Këshillin për siguri është biseduar edhe për aksionin e fundit në të cilin është parandaluar sulm terrorist ndaj objekteve të rëndësishme, duke theksuar se për momentin nuk ka grup që përgatit diçka të tillë.

Në seancën, krahas anëtarëve aktuale të Këshillit, me ftesë të Presidentit Stevo Pendarovski morën pjesë edhe drejtori i Agjencisë për kundër zbulim, Erolld Musliu, drejtori i Agjencisë për siguri nacionale, Viktor Dimovski, drejtori i Agjencisë operativo – teknike, Zoran Angellovski dhe kryeshefi i Shtabit të përgjithshëm të Armatës, gjeneral- nënkoloneli Vasko Gjurçinovski./21Media

Back to top button