Hetime: Si të zbardhet rasti i vdekjes së Agon Musliut?

Komisioni Hetimor parlamentar për menaxhimin e “COVID-19”.-Ish-ministri Arben Vitia dëshmon edhe për rastin e Agon Musliut

Ish-ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, dëshmoi para Komsionit Hetimor parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë “COVID-I9″ nga ana e Qeverisë së Kosovës. Vitia u intervistua nga komisioni në lidhje me menaxhimin e pandemisë sa ishte në krye të Ministrisë së Shëndetësisë si dhe për rastin e vdekjes së Agon Musliut. Vitia tha se punën me pandeminë ua ka vështirësuar edhe sistemi i brishtë në Kosovës që është trashëguar për 20 vjet. Sa i përket rastit të Agon Musliut, ish-ministri Vitia tha se i ndjeri nuk ka poseduar ndonjë dokument në pikën hyrëse në Aeroportin e Prishtinës./21Media

Back to top button