Pendarovski uron Biden: SHBA-ja është partneri ynë strategjik

 

 

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, përcolli përgëzimet e tij për presidentin e ri të SHBA-së, Joe Biden.

Sipas presidentit, SHBA-ja është partneri ynë strategjik, i cili gjithmonë mbështet demokracinë në vend.

“Përgëzime deri tek presidenti i ri i SHBA-së Xho Bajden, SHBA është partneri ynë strategjik, i cili gjithmonë ka mbështetur demokracinë në vend dhe integrimin tonë euro-atlantik”, shkroi në Facebook,  Pendarovski./TV21

Back to top button