Politika në Tiranë uron presidentin e ri të SHBA-ve

 

 

Betimi i Joe Biden si presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka sjellë edhe reagimet e politikës në Tiranë.

Përmes postimeve në rrjetet sociale krerët e politikës në Shqipëri kanë uruar kreun e ri të Shtëpisë së Bardhë, ndërsa shprehen të bindur se administrata Biden do ta vijojë marrëdhënien e mirë edhe me Shqipërinë.

Për presidentin Ilir Meta, marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve do të vazhdojnë të zhvillohen më tej, ndërsa së bashku forcojmë bashkëpunimin transatlantik dhe në NATO.

Shqipëria do vijojë të mbështetet në partneritetin strategjik me SHBA, si garanci jetike për paqen dhe stabilitetin në rajonin tonë dhe në çështje të rëndësishme globale“, ka thënë Meta.

Ndërsa ish presidenti dhe ish kryeministri Sali Berisha potencon se Biden është një mik i konfirmuar i shqiptarëve.

Joe Biden betohet si President i 46-te i SHBA! Miq, sot ne oren 12:00 sipas ores lokale u zhvillua ceremonia e inaugurimit te presidentit te zgjedhur Joe Biden si president i 46-te i SHBA. Presidenti Joe Biden u inaugurua sot si president i vendit me te fuqishem te planetit pas nje karriere brilante 50 vjeçare si sherbetor besnik i vendit dhe kombit te tij ne funksione shume te rendesishme deri ne zevendesperesident i SHBA ne dy mandate“, ka shkruar Berisha.

Për kreun e PD-së, Lulzim Basha, fitorja e Biden provoi se demokracia është e fortë dhe se ndryshimi është i mundur.

Urime President JoeBiden dhe Zv.Presidente KamalaHarris! Pres të punoj me ju për të forcuar më tej aleancën SHBA-Shqipëri. Ju keni provuar se demokracia është e fortë dhe se ndryshimi është i mundur. Urime më të ngrohta nga gjithë qytetarët e Shqipërisë!”, ka shkruar Basha./oranews

Back to top button