Penelope Cruz nderohet për kontributin e dhënë në film në Spanjë
Aktorja Penelope Cruz u shpërblye me çmimin më të rëndësishëm në Spanjë sa i përket filmit. Ajo u nderua për kontributin e dhënë në kinemanë spanjolle, me çmimin Natinal Cinema, ka bërë të ditur Ministria e Kulturës në Spanjë.
Këtë çmim e ndau juria e National Cinema 2022. Sipas saj, kjo 48 vjeçare është aktorja ikonike, trashëgimia e së cilës pasuron trashëgiminë kulturore të Spanjës.
E angazhuar në fushën e saj, ajo gjthmonë synon të japë më të mirën nga vetja, gjë që ia ka mundësuar të krijojë disa nga personazhet e paharruara në historinë e kinemasë, ka thënë juria.
Ky vlerësim në Madrid është ndër vlerësimet e fundit që iu bënë Cruz, nga lista e vlerësimeve të saj, filluar nga çmimi akademik për aktoren më të përkrahur në filmin “Vicky Cristina Barcelona,” e deri te çmimet në Kanë e Venedik, për performimet në flmat “Volver” e “Parallel Mothers”.
Për këtë çmim, Penelope Cruz e ka uruar kryeministri Pedro Sanchez.
Ai ka thënë se Cruz është personifikim i kinemasë, si asaj spanjolle ashtu edhe asaj ndërkombëtare.
Sa i përket jetës dhe arritjeve të Cruz në shoubiznes, ajo në televizion u parqit kur ishte vetëm 16 vjeçare. Ajo veç filmit u angazhua edhe në fushën e modës.
Kruz modeloi për Mango, Ralph Laurent e L’Oreal.
Në radhë të fituesve të mëparshëm të çmimit National Cinema janë: aktori Antonio Banderas dhe regjisorja spanjolle Isabel Coixe./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?