“Lufta në Ukrainë po ndikon në çmimet e energjisë dhe ushqimeve në mbarë globin”

Sekretarja e Thesarit e ShBA-së, Janet Yellen pranoi të martën se inflacioni është në “nivele të papranueshme”.
“Lufta e Putinit në Ukrainë po ndikon në çmimet e energjisë dhe ushqimeve në nivel global. Ne nuk jemi i vetmi vend që përjetojmë inflacion. Ju mund ta shihni këtë pothuajse në çdo vend të zhvilluar anembanë botës.”, u tha Yellen ligjvënësve, shkruan CNN
Ajo theksoi gjithashtu se Shtetet e Bashkuara nuk janë imune ndaj goditjeve globale të energjisë.
“Ne jemi pjesë e tregjeve globale të naftës që janë subjekt i ndikimeve gjeopolitike. Duke pasur parasysh natyrën globale të këtyre tregjeve, është praktikisht e pamundur për ne që të izolohemi nga goditjet si ato që po ndodhin në Rusi që lëvizin çmimet globale të naftës.”, tha Yellen./21Media

Back to top button