Pengesat në Bërnjak-Dashevci: Në atë rrugë është kontrabanduar gjithçka

Zëvendësdrejtori i policisë së Kosvës, Veton Elshani i tha RTV21 se pengesat e vendosura në pikëkalimin kufitar me Serbinë Bërnjak janë ekskluzivisht për parandalim të kontrabandës. Ndërkohë, udhëheqësit e institucioneve në Kosovë kanë ngritur alarmin se bandat kriminale të përndjekura nga veriu po ri-grupohen në Serbi. Njohës të çështjeve të sigurisë thonë se pikë kalimi kufitar ku janë të vendosura pengesat ishte ideal për kontrabandistët.

Zëvendës drejtori i policisë në veri Veton Elshani ka mohuar zërat se pengesat e vendosura në pikë kalimin kufitar me Serbinë në Bërnjak janë vendosur me qëllim të parandalimit të ndonjë akti të ngjashëm si me atë të 24 shtatorit 2023. Elshani i tha RTV21 se këto pengesa janë vendosur me qëllim që të parandalohet kontrabanda me mallra.

“Jo jo nuk ka të bëjë me diçka tjetër është bërë me qëllim të vetëm parandalimin e kontrabandës”, tha ai për rtv21.

Pas vendosjes së pengesave në pikën kufitare në Bërnjak, policia tha se kamionët kontrabandë nuk do të kenë më mundësi që të kalojnë. Ndërkohë për kontrabandë me mallra në këtë pikë kalim kufitar flet edhe njohësi i çështjeve të sigurisë Arben Dashevci. Sipas tij ky pikë kalim kufitar ishte vend ideal për kontrabandistët

“Në atë pjesë tash e 24 vjet janë kontrabanduar gjithçka përveç mallrave është kontrabanduar gjithçka tjetër, dhe policia tashmë si masë prevenive ka vendosur pengesat në rrugë”, tha Dashevci për rtv21.

Autoritet në Kosovë ditë më parë kanë ngritur alarmin se bandat kriminale të përndjekura nga veriu, po ri-grupohen në numër dhe strukturohen në Serbi me qëllim që në Kosovë të kryejnë sulm të ngjashëm si atë të 24 shtatorit 2023. Por këtë mundësi e hedhin poshtë njohës të sigurisë, Valdet Hoxha pasi sipas tyre tashmë në veri përveç policisë së Kosovës janë shtuar edhe trupat e KFOR-it

“Nuk ka më sulm të ngjashëm të tipit Banjska, tash policia ka konfirmu se është e aftë për të parandaluar dhe çdo informacion që ka duhet ta ndajë me ndërkombëtarët”, tha Hoxha.

Gjendja në pjesën veriore të Kosovës vlerësohet të jetë e qetë por delikate ndërkohë që KFOR-i përveç patrullimeve ka shtuar edhe trupat e saj me qëllim ruajtjen e rendit dhe sigurisë./RTV21/21Media

Back to top button