Penguan punimet në Rrugën A, shoqërohen në polici dy persona

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të cilët dyshohet se kanë penguare punimet në Rrugën A.
Zëdhënësi i policisë për Rajonin e Prishtinës, Enisa Pllana tha për rtv21.tv se të njëjtit janë intervistuar dhe u është shqiptuar gjobë për “prishje të rendit dhe qetësisë publike”.
“Sot rreth orës 08:00, dy persona janë shoqëruar për në stacion policor, pasi që të njëjtit kanë penguar punimet që kanë qenë duke u bërë në rrugën “A”. Në koordinim me prokurorin, të njëjtit janë intervistuar dhe u janë shqiptuar gjoba për “Prishje të rendit dhe qetësisë publike””, ka njoftuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana. /21Media