Peniani kërcënon Tokion, do ta bëjmë “hi” Japoninë

Peniani kërcënoi se do ta bëjë hi Japoninë para Shteteve të Bashkuara të Amerikës,

Presidenti i Komitetit të Koresë së Veriut për mbrojtjen e botës ka premtuar se Peniani do të bëjë hi Japoninë para Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka raportuar agjencia veri-koreane e lajmeve, KCNA.

Ky zyrtar tha se Japonia është ishull dhe se nuk duhet të lëshohet në aventurë kundër një fuqie të pamëshirshme bërthamore, siç është Koreja e Veriut, transmeton rtv21.tv

“Nëse Japonia vërtetë brengoset për sigurinë e saj, atëherë duhet të ndal politikën e saj armiqësore kundër Koresë së Veriut dhe të largoi nga territori bazat amerikane. Japonia duhet ta di se në rast të situatave të parashikueshme ishulli mund të bëhet hi, para Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, u theksua në komunikatën e këtij zyrtari.

Ndërkohë, ushtria e Koresë së Jugut ka njoftuar sot se Koreja e Veriut ka shkrepur sot disa raketa tokë-det, nga brigjet e veta lindore.

Shkrepja e këtyre raketave është vazhdim i serisë së testeve raketore, të cilat i ka zhvilluar Peniani së fundi. Koreja Veriore po tenton të prodhojë raketë bërthamore, e cila do të ishte në gjendje të qëllonte pjesët kontinentale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës./21Media

Back to top button