Pensionistët: Këto janë ndihma, jo pensione!

 Në Ditën Ndërkombëtare e Personave të Moshuar
Dita Ndërkombëtare e Personave të Moshuar, sivjet në Kosovë  u shënua me moton “Qëndrueshmëria dhe kontributet e grave të moshuara në një botë më ndryshe”. Edhe këtë herë pensionistët u ankuan për pensionet e ulëta.
Është shënuar Dita Ndërkombëtare e Personave të Moshuarve në Kosovë. Kjo ditë e cila synon rritjen e ndërgjegjësimit, për të shtuar edhe më tutje respektin dhe kujdesin ndaj të moshuarve. Por pensionistët ankohen për rritjen e çmimeve te produkteve elementare për jetë. Sipas tyre me pensionet që marrin nuk po mund të blejnë as barna.
Disa nga pensionistë, nga Shoqata e Pensionistëve te Kosovës, qe i takuam ne lokalet e tyre ne Perishtine, per RTV 21 kane deklaruar:
“Luajmë shah këtu, luajmë domino, ka pak me letra mirë po e kalojmë po pensionet e vogla. Çfarë të bëjmë, vetëm stazhin e Serbisë na e kanë pranua këto tjerat jo. E me njëqind, njëqind e tetëdhjetë euro nuk jetohet. Shumë keq i kemi punët, ma shumë na shkojnë ne ilaqe shtatë, tetëdhjetë euro me shkojnë ne muaj ilaqe, jo një kontrolle tek mjeku shkoj pensioni as nuk ki me pagua rryme, as nuk ki me pagua ujë s’kemi”.
“Këtu luajmë shah, këtu kapemi nga pak mes vete, jo ky i mirë jo ky i keq. Po çfarë të kënaquri kemi punua katër dhjetë vjet dikush nuk mundet me i marrë as njëqind euro, kjo është marri për shtetin tonë.
Njëqind euro shkojnë për rrymë ujë, këto bërllok. E njëqind euro na pleqtë që jemi vetëm ilaqe”.
Nderkaq drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik në Kosovë, Naser Ramadani vlerëson se aktualisht në Kosovë kontributet e grave të moshuara mbeten të padukshme.
“Shënimi i Ditës Ndërkombëtare të Personave të Moshuar ka për qëllim ngritjen e vetëdijes dhe ndërgjegjësimin për çështjet që prekin të moshuarit, të tërheqë vëmendjen dhe të sfidoj steriotipet dhe keqkuptimet negative për të moshuarit dhe plakjen. Tu mundësohet të moshuarve të kuptojnë potencialin e tyre dhe po ashtu, shërben për të vlerësuar kontributin e të moshuarve në shoqëri”, ka shtuar Naser Ramadani, Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik në Kosovë.
Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Dafina Gexha-Bunjaku, shprehu përkushtimin e saj në plotësimin e nevojave që kanë të moshuarit duke përfshirë edhe sigurimin e dozave të mjaftueshme të vaksinave kundër gripit sezonal.
Dafina Gexha-Bunjaku, Zëvendësministre e Shëndetësisë ka shtuar edhe keto:
“Bazuar me statistikat aktuale në Kosovës, Kosova është vendi me shkallën më të ulët të popullatës së vjetër që është rreth 7.5%, por kjo nuk do të thotë që kësaj grup-moshe të mos i kushtohet rëndësia që ka sidomos kur dihet fakti se gjenerata e të moshuarve është krijuese institucioneve tona dhe ndërtimit tonë dhe kontribuese e pazëvendësueshme në ndërtimin e shtetit dhe shoqërisë sonë. Tash që jemi në sezonin e gripit sezonal, iu njoftoj se Ministria e Shëndetësisë ka porositur vaksina të mjaftueshme për këtë kategori dhe do t’iu informojmë së shpejti për kohën e vaksinimit”.
Dita Ndërkombëtare e të Moshuarve është një ditë e veçantë për personat e moshës së tretë në të gjithë botën./21Media

Back to top button