Rritet numri i të vdekurve në Florida
Numri i të vdekurve nga uragani Ian ka shkuar mbi 80 në Florida, ndërsa personeli i shpëtimit vazhdon të kërkojë të mbijetuar dhe të vlerësojë dëmet.
Zyrtarët në Florida janë sulmuar pasi kritikët pretendojnë se banorët në disa zona të goditura nuk kanë marrë paralajmërim të mjaftueshëm paraprak për t’u evakuuar.
Të paktën gjysma e vdekjeve të regjistruara deri më tani janë në kontenë Lee, ku Ian arriti në tokë si një stuhi e kategorisë 4.
Presidenti Joe Biden pritet të vizitojë Florida të mërkurën.
Një parashikim paraprak nga firma e të dhënave Enki Research i publikuar më 1 tetor vlerësoi se dëmet totale do të arrijnë në të paktën 66 miliardë dollarë, por mund të rriten deri në 75 miliardë dollarë./21Media