Kaloni te përmbajtja kryesore

Për 1 Maj në Gërmi mund të shkohet vetëm me autobusë

Komuna e Prishtinës ka vendosur ta ndalojë qarkullimin e automjeteve në drejtim të parkut Gërmia më 1 Maj, Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve. Në këtë park, të enjten, mund të shkohet vetëm me autobusë të linjës 4 të “Trafikut Urban”.

Sipas një urdhërese të komunës, pikat përfundimtare për qarkullim do të jenë kryqëzimi i rrugëve “1 Tetori” – “Nazim Gafurri” dhe “Ymer Lutfi Paqarizi”, kryqëzimi i rrugëve “Nazim Gafurri” – “Xhavit Ahmeti” dhe “Dr. Lec Gradica” dhe kryqëzimi i rrugëve “Dr. Shpëtim Robaj” me atë të Sofalisë në drejtim të parkut.

Qarkullimi i veturave u lejohet vetëm banorëve të lagjeve: Normale, Sofalia, Taukbahçe dhe stafit të restoranteve në Gërmi.

Leje qarkullimi kanë automjetet e emergjencës dhe të autoriteteve.

Gërmia ka qenë zakonisht qendra që ka mbledhur më së shumti qytetarë që kanë pushuar për Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button