Për 5 muaj kosovarët morën mbi 345 milionë euro kredi nëpër banka

Banka Qendrore e Kosovës tha se në 5 muajt e parë të vitit 2024 qytetarët morën 345.3 milionë euro kredi konsumuese. Ministri i financave Hekuran Murati e pa këtë si një mundësi pozitive dhe tha se bankat lëshojnë kredi kur kanë siguri se do t’i marrin mjetet e tyre. Ekspertët financiarë thonë se rritja e numrit të kredive konsumuese mund të ketë pasojat e veta por duhet të shihet në aspektin pozitiv
Qytetarët e Kosovës në mungesë të rritjes së pagave iu drejtuan bankave për të ngritur kredi me qëllim të përballjes me shtrenjtimin e produkteve të konsumit. Kjo thuhet të jetë një zgjidhje që zbutë situatën ekonomike për familjet, thonë njohës të ekonomisë.
Banka Qendrore e Kosovës në një përgjigje të saj për RTV21, thotë se vetëm në pesë muajt e parë të vitit 2024 qytetarët e vendit morën mbi 300 milionë euro kredi konsumuese. 100 milionë më shumë se sa në periudhën e njëjte të vitit 2023.
“Gjatë periudhës janar – maj 2024 vlera e kredive të reja konsumuese/personale është 345.3 milionë euro, ndërsa në periudhën e njëjtë të vitit paraprak kjo vlerë ishte 242 milionë euro”
Edhe pse kreditë konsumuese për njohës të fushës së ekonomisë vlerësohen si një ngulfatje për qytetarët dhe thellim i varfërisë, ministri i financave Hekuran Murati këtë e pa si gjë pozitive. Ai tha se bankat lëshojnë kredi vetëm kur ekonomia është në rritje.
“Kjo nuk lidhet me temën, megjithatë, kreditimi i sektorit privat dhe ekonomive familjare është çështje e sektorit privat. Bankat bëjnë vlerësimet kreditore kur lëshojnë kredi, dhe vlerësime të rrezikut, dhe rritja e kreditimit në fakt në ekonomi, për të gjithë ekonomistët nënkupton ekonomi të shëndoshë, kur ekonomia është keq bankat hezitojnë të lëshojën kredi, ndërsa kur ekonomia është mire dhe ka rritje, bankat janë me dorëlirë me lëshu kredi, sepse janë të sigurtë që gjasat që kredia të kthehet edhe më e lartë”, tha Murati.
Njohës të rrethanave ekonomike dhe bankierë e kanë parë si pozitive tërhqjene kredive nga qytetarët, por edhe kanë tërhequr vërejtjen.
Ish-zëvendës guvernatori i BQK-së Sokol Havolli thotë se kjo dukuri ka pasojat e veta pavarësisht aspektit pozitiv.
“Rritja e çmimeve mund të jetë arsye por nuk guxon të shihet në aspektin negative pasi që kur hynë në kredi llogaritë se i kthen mjetet prat hemi se po I beson ekonomisë së ardhme, sepse normale që ka pasoja sepse ka edhe migrim të njerzve dhe edhe kjo ka shkaktuar telashe në ekonomi”, tha Havolli për rtv21.
Rritjen e kredive konsumuese të ekonomive familjare e sheh si rritje ekonomike edhe eksperti financiar Milaim Abazi. Ai thotë se banka nuk jep kredi kur vlerëson se qytetarët nuk mund ta kthejnë atë.
“Bankat japin kredi 1/3 e rrogës pra nëse mbërrinë me marr kredi I bie që ke mjete të mjaftueshme për t’i kthyer ato, pra kjo është rritje sepse shtohet konsumi. Smund të themi se është varfëri nëse hynë në kredi për me ble kerr. Mund të ketë kredi për të blerë produkte ushqimore por ajo është kredit kartel dhe aty i kthen me rata por edhe aty bankat bëjnë vlerësimet e veta”, tha Abazi,
Përveç rritjes së numrit të kredive konsumuse, vlerësohet se Kosovë u rriten edhe mbitërheqjet. BQK në një rapor ttë saj tha se në vitin 2023 bizneset dhe ekonomitë familjare morën në formë mbitërheqje mbi 470 milionë euro. Në matjet e fundit për muajin maj inflacioni ishte 2.4%. Ndërkohë vlera e aseteve të bankave komerciale në Kosovë arriti shifrën mbi 7 miliardë euro./RTV21/21Media